Sot Armend Rexhepagiqi feston!

By

Në këtë ditë vjeshte, Armend Rexhepagiqi ka arsye për të festuar sepse është ditëlindja e tij.

Këngëtari që nuk është aktiv në rrjete sociale, sërish pati urime nga miqtë dhe kolegët e tij në Instagram.

Jehona Sopi publikoi  një fotografi me artistin duke i dedikuar fjalët më të bukura.

“Urime ditelindjen my friend- i gezofsh 100 vite te pasuna me dashni-ashtu sic na e ke pasunu jeten me muziken e me prezencen tande… Jam e bekune qe te kam ne jeten tem-te dua”, shkroi ajo.

Gjithashtu edhe Yll Limani me të cilin ka bashkëpunuar në të kaluarën, i dedikoi një shkrim të bukur duke ndarë edhe një fotografi të përbashkët.

“Muzika juaj ka ndryshuar jetën time në një mënyrë e pabesueshme. Faleminderit për çdo këngë të vetme që na keni dhuruar. Urime ditëlindjen ikonë. Me fat që punoj me ju dhe ju quaj mik!”, shkroi Ylli. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm