Mënyra më e mirë për tu mbajtur në mend dhe për të lënë shenjë prapa, thonë është aroma.
Dhe prapa aromave qëndron një art i tërë!
Sonte në emisionin Nd’rrimi i Natës me Alaudin Hamitin në Klan Kosova, flasim për artin e parfumerisë.
Esmeralda Prodani, pronare e parfumerisë Maison de Parfum në Tiranë dhe Arbnora Ademaj, koleksionuese parfumesh dhe njohëse e mirë e tyre, vijnë në NIN për të rrëfyer se çka qëndron prapa fragrancave të mrekullueshme dhe diskutojnë nëse ne jemi të kompletuar pa parfume.