Sonte në koncertin e Ramë Lahaj do të performojnë edhe dy artistët italianë, Erika Grimaldi dhe Leonardo Caimi.
Koncerti i dytë i këtij edicioni do të mbahet sonte me fillim nga ora 20:00, në Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare në Prishtinë, transmeton Klankosova.tv.
“Rame Lahaj International Opera Festival vazhdon me mbrëmjen e dytë të këtij edicioni”, thuhet në njoftimin e tyre.
“Me datë 24 korrik, e diele, prej orës 20:00, në Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare në Prishtinë vjen nata e operës, me pjesëmarrjen e Erika Grimaldi – soprano, dhe Leonardo Caimi – tenor”.
“Të dy artistët italianë e kanë begatuar festivalin tonë me profesionalizmin dhe karizmën e tyre skenike, dhe kanë përgatitur një repertor të fuqishëm muzikor të cilin nuk duhet ta humbisni!”.
Ndryshe, hapja e edicionit të dytë të festivalit “Rame Lahaj International Opera Festival”, u bë dy ditë më parë.