Në ditën e të dashuruarve, këngëtarja Soni Malaj iu rikthye identitetit të saj muzikor ku e pëlqejnë shumica dërmuese e publikut – në balada.
Ajo solli krijimin e ri muzikor ‘Përgjithmonë’ që u pëlqye shumë nga fansat e këngëtares e jo vetëm.
Por nëse mendoni se me kjo ishte e gjitha nga ky projekt gaboheni! Në fakt është vetëm pikënisja.
Këngëtarja ka filluar punët në realizimin e versionit të projektit në gjuhën angleze.
Nuk dihet nëse ky hap lidhet me ndonjë tendencë për të kapur treg përtej trevave shqipfolëse por një synim i tillë pa dyshim se do të ishte interesant për t’u ndjekur. /Prive.al/