Soni Malaj me përplot risi në projektin e ri

By

Erdhi me doza melankolike për 14 Shkurt me baladën ‘Përgjithmonë’, në zhanrin që e duan shumica e publikut.

Por me verën në prag, këngëtarja Soni Malaj duket se po përgatitet për projektë të reja në të cilat do vijë shumë më ndryshe.

Prive ka arritur të mësoj se këngëtarja po punon në këngën e re të zhanrit reggae me tinguj elektronik dhe do jetë në bashkëpunim me një artist të ri nën menaxhimin e Liberian Selimit.

Këtij krijimi muzikor pashmangshëm do t’i bashkangjitet edhe videoklipi për të cilin në aspektin vizual në dukjen, Soni po bashkëpunon me Joni Peçin, dizejnatorin që i beson për shumë vite.

Mbetet të shihet se çka do rezultojë nga ky bashkëpunim i cili duket të jetë interesant. /Prive.al/ 

Artikuj të ngjashëm