Vitin tejet produktiv në rrafshin professional por edhe të mbushur me shumë zhvillime në jetën private, këngëtarja Soni Malaj do ta përmbyllë me ‘Për vete më mbaj’, krijimin muzikor konkurues në edicionin e sivjetmë të festivalit ‘Kënga Magjike’.
Por, Malaj tashmë vetëm se ka të qartësuara në agjendë edhe projektet e rradhës për 2017-tën.
E kontaktuar nga Prive, Soni ka zbuluar se kënga e rradhës do të publikohet me 14 Shkurt, ditën e të dashuruave.
Projekti I zhanrit baladë, aty ku e duan shumica e publikut do të kompozohet nga australianja Susie Ahern, emri me të cilin këngëtarja shqiptare pati bashkëpunuar për ‘Me të jeton’, produktin muzikor që triumfoi në Top Fest 11, dy vite më pare.
Pos baladës, në plan janë edhe dy këngë të tjera, kompozim nga DJ Aldo.