SONI MALAJ ‘DJEG’ LIBANIN

By

Tregu ndërkombëtar muzikor dita ditës po shndërrohet në cak për tu arritur nga shumë këngëtar.

Duket se bashkëpunimi me Saad Ramadan, këngëtarin libanez që famën në atë shtet e morri nga spektaklet e talentëve i hapi rrugë Soni Malajt për depërtimin artistik atje.

Në praninë e mijëra fansave ajo mbrëmë përformoi në Beirut këngën ‘Tulipani i bardhë’ në versionin anglez të titulluar ‘Habibi’.

Soni poashtu për publikun në koncertin e MTV Lebanon interpretoi një krijim të ri muzikor të cilin ende nuk e ka lançuar.

Nga çfarë shihet në rrjetet sociale, Soni Malaj u prit jashtëzakonisht mirë nga libanezët. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm