Është gjithnjë në qendër të vëmendjes dhe mediat rozë flasin gjithnjë për jetën luksoze që bën.
Trashëgimtarja e Top Media, Lori Hoxha këtë herë është shfaqur e revoltuar dhe shfaqet në një foto duke nxjerrë gishtin e mesit.
Ky moment ‘tensioni’ është postuar nga vetë Lori, e cila ndodhet në një makinë e veshur firmato, ndërsa në një moment të dytë ajo mbulon fytyrën me njërën dorë.
Nuk dihet me kë është revoltuar kaq shumë Lori, por në një foto tjetër të kësaj mbrëmjeje, pasi ajo shfaqet me të njëjtën veshje, ajo shkruan një mesazh për armiqtë: “Aq shumë gjarpërinj përreth, sa fillova t’i vishja të gjithë”.