Skandal në pasarelën e Chanel, Gigi Hadid shpëton ditën (VIDEO)

By

Java e modës në Paris po vazhdon, dhe sot ishte shfaqja e shtëpise së modës më ikonike pra Chanel.

Chanel është i njohur per shfaqjet me dizajnin interior më unik dhe kesaj here pasarela ishte shëndërruar në një pamje kulmesh tipike parisiene.

Image result for chanel show paris fashion week rooftop scenes

Por një gjë e papritur ndodhi gjatë finales së pasarelës kur një vajzë u hodh sipër mbi pistë në Grand Palais dhe filloi të ecë me modelet e tjera.

Image result for chanel show paris fashion week rooftop scenes

Ndërhyrësja, e cili është identifikuar si YouTuber dhe komedianja Marie Benoliel, u përpoq të përzihej duke veshur një kostum klasik të zi dhe një kapelë në stilin klasik të gjigandit të modës.

Sidoqoftë, ajo nuk e mashtroi askënd – veçanërisht Gigi Hadid.

 

Ndërsa siguria nxitoi të kapte mashtruesin, Hadid i mori gjërat në duart e saj. Modelja 24-vjeçare bllokoi pranksterin të ikte dhe vazhdoi ta shoqëronte atë nga skena.

Image result for chanel show paris fashion week rooftop scenes

Pavarësisht kësaj, shfaqja ishte akoma një sukses. Spektatorët shijuan të gjitha pamjet nga koleksioni i grave për pranverë-verë 2020.

Shfaqja gjithashtu shënoi edhe shfaqjen e parë për  Virginie Viard si drejtore krijuese e markës. Viard mori rolin pas vdekjes së Karl Lagerfeld.

Burimi: Eonline.com

Artikuj të ngjashëm