E si mund të pushojë Flor Mumajesi….
Në një periudhë kur ndodhet në regjim shtrati shkaku I lëndimit në krahëror, këngëtari i njohur vetëm se na ka dhënë indikacionet e para të asaj që po na prêt së shpejti.
Përmes një postimi ku etiketon edhe tre djemtë e tjerë, Klajdin, Brunon dhe Dj Vicky-n, Mumajesi është shprehur: ‘Karma fillon dhe mbaron në dashuri’.
Sipas të gjitha gjasave, bëhet fjalë për një projekt të përbashkët mes çunave të cilin e paralajmëroi vetë Flori dy javë më parë në Prive kur mbi mundësinë e një bashkëpunimi, pati vetëm një fjalë – DESPACITO.
Misteri po zbulohet dalëngadalë dhe duket se gjëra ta bukura dhe përtej parashikimeve na presin këtë verë. /Prive.al/