A jeni i gatshëm të bini sërish në dashuri? A jeni i gatshëm ta bëni atë hap dhe të lejoni që dashuria të lulëzojë edhe një herë brenda jush?
Do të jetë vërtet e vështirë për ju të vazhdoni përpara nëse po përpiqeni të kapërceni diçka dhe nuk po flisni fare për të. Ju duhet të flisni për të kaluarën tuaj dhe të diskutoni se çfarë ndodhi dhe pse. Një metodë e shkëlqyer për të hequr dorë nga e kaluara dhe për të rizbuluar dashurinë është duke folur për të.
“Thyerja e zemrës është një nga gjërat më të vështira që kaloni në jetë, por çdo fund është vetëm një fillim i ri, ama vetëm sepse dikush ju ka thyer zemrën dhe ju ka lënduar nuk do të thotë se nuk duhet të jeni i hapur për t’i dhënë dashurisë një shans tjetër. Sado e frikshme që mund të jetë, jini gjithmonë të sinqertë me veten dhe personin që ju intereson. Kur jeni të sinqertë me veten, ju krijoni një hapësirë të sigurt që vetja juaj e vërtetë dhe autentike të shkëlqejë”, u shpreh Devina Kaur, autore e librit “Too Fat, Too Loud, Too Ambitious”.
Mos harroni ndonjëherë gjërat nuk funksionojnë siç është planifikuar, sepse ato funksionojnë më mirë. Jini të hapur ndaj idesë për të qenë sërish i dashuruar, shkruan Hindustantimes, përcjell Klankosova.tv
“Dashuria është si një lule e bukur që lulëzon brenda nesh, dhe ashtu si një lule, ajo ka nevojë për mjedisin e duhur për të lulëzuar. Ajo kërkon butësi, kujdes dhe vëmendje për të lulëzuar në potencialin e saj të plotë. Megjithatë, si me çdo lule, mund të vijë një kohë kur ajo thahet, duke na lënë të ndihemi bosh. Megjithatë, edhe në ato momente dëshpërimi, ne nuk duhet ta humbim shpresën. Sepse, ashtu si një lule mund të rimbillet dhe të ushqehet për t’u rikthyer në shëndet, po ashtu edhe dashuria mund të rindizet në zemrat tona”, u shpreh Hitesh Chakraworty, shërues shpirtëror dhe ekspert i marrëdhënieve.
Vetëm kur jeni të gatshëm të rrezikoni të bini sërish në dashuri, hapuni ndaj mundësisë për të përjetuar edhe një herë gëzimin dhe bukurinë e dashurisë.
Mos harroni, shpërblimet e dashurisë janë shumë më të mëdha se rreziqet, dhe udhëtimi drejt gjetjes së dashurisë së vërtetë është i bukur, plot surpriza e sfida.