Si ta njohim depresionin tek meshkujt?

By

Si burrat ashtu edhe gratë kanë depresion, por simptomat e tyre mund të jenë shumë të ndryshme. Për shkak se burrat që janë në depresion mund të duken të zemëruar ose agresivë në vend të të trishtuar, familjet, miqtë, madje edhe mjekët e tyre mund të mos e njohin gjithmonë zemërimin ose agresionin si simptoma të depresionit.

Përveç kësaj, burrat kanë shumë më pak gjasa se gratë të njohin depresionin, të flasin për të dhe të kërkojnë trajtim. Megjithatë, mjekët paralajmërojnë se depresioni prek çdo vit një numër në rritje të burrave. Edhe pse nuk janë gjithmonë të lehta për t’u njohur, ka disa shenja paralajmëruese që tregojnë se një mashkull mund të vuajë nga depresioni, shkruan Index.hr, transmeton Klankosova.tv.

Edhe pse çdo mashkull ka simptoma të ndryshme në shumicën e rasteve, disa simptoma të zakonshme të depresionit përfshijnë: zemërim, nervozizëm ose agresivitet ndjenja e ankthit ose shqetësimit humbja e interesit për punën, familjen ose aktivitetet që dikur i interesonin probleme me dëshirën dhe performancën seksuale ndjenjat e trishtimit, indiferencës ose mungesës së shpresës pamundësia për t’u përqendruar ose mbajtur mend detajet lodhje probleme me gjumin ndryshimet në oreks dhimbje barku, dhimbje koke, ngërçe ose probleme me tretjen pamundësia për të përmbushur detyrimet që lidhen me punën, kujdesin për familjen ose aktivitete të tjera të rëndësishme përfshirja në aktivitete me rrezik të lartë

nevoja për alkool ose drogë izolim social.

Siç shpjegojnë mjekët, jo të gjithë meshkujt në depresion përjetojnë të gjitha simptomat e mësipërme. Disa mund të kenë vetëm disa shenja depresioni, ndërsa të tjerët kanë pothuajse të gjitha.

Artikuj të ngjashëm