Marrëdhënia juaj mund të jetë toksike nëse karakterizohet nga sjellje që ju bëjnë të ndiheni keq, duke përfshirë mosrespektimin, sjelljet kontrolluese ose mungesën e mbështetjes.
Sipas ekspertëve, në një marrëdhënie toksike, mund të ndiheni vazhdimisht të pakënaqur , shkruan Healthline, transmeton Klankosova.tv.
Në varësi të natyrës së marrëdhënies, shenjat e toksicitetit mund të jenë delikate ose shumë të dukshme
Kur jeni në një marrëdhënie toksike, nuk mund ta keni gjithmonë të lehtë të vëreni “flamujt e kuq” që shfaqen.
Gjithsesi, disa nga këto shenja mund t’i vini re tek vetja, partneri ose vetë marrëdhënia, duke filluar nga komunikimi toksik, xhelozia e deri tek mungesa e respektit.