Si ta dalloni prej zërit se dikush është shumë i stresuar?

By

Një aplikacion i ri mund të zbulojë se sa të stresuar jeni vetëm duke dëgjuar zërin tuaj.

Testi “Cigna StressWaves” dëgjon fjalën, tonin, pauzat dhe zgjedhjet e fjalëve për të llogaritur nivelet e stresit.

E tëra që kërkon është që ju të flisni në telefonin tuaj për 90 sekonda mbi një temë të caktuar, duke filluar nga frika e marrëdhënies deri tek shqetësimet shëndetësore, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.

Kjo firmë e sigurimeve mjekësore thotë se algoritmi bazohet në një grup të dhënash prej mbi 15 mijë të rriturve me thekse dhe nivele të ndryshme të aftësisë së foljes së gjuhës angleze

Ky aplikacion ka mësuar se si tingëllojnë njerëzit e stresuar, dhe tani mund ta zbatojë atë tek të tjerët.

Ajo që iu duhet është të jepni emrin dhe adresën e emailit dhe të flisni për 90 sekonda, ku zëri nuk regjistrohet.

Nëse ndryshoni mënyrën se si flisni me një ton më optimist, algoritmi supozon se nuk jeni shumë të stresuar.

Artikuj të ngjashëm