Biletat për koncertin e Alban Skenderajt, drejt përfundimit – ja ku mund t’i gjeni

By

Biletat për koncertin e Alban Skenderajt, janë drejt përfundimit.

Këngëtari i cili pas koncerti madhështor në Prishtinë po organizon edhe një të tillë në Tiranë, njoftoi fansat përmes Instagramit, se kanë mbetur edhe pak bileta dhe se ku mund t’i gjejnë ato.

“Miq, biletat e koncertit tim “ Nën yjet e Tiranës” janë drejt përfundimit.
Nëse jeni te interesuar nxitoni për të siguruar biletat e fundit.
Faleminderit nga zemra për interesimin dhe vlerësimin! Është motivim që çdo herë të sjellë më të mirën e të dhuroj një shfaqe të denjë për publikun dhe artin shqiptar.
Biletat:
Fizikisht: Në hyrje të Liqenit, ana e Gardës, ora 9:00 – 21:00
– Tek Amfiteatri i Liqenit, ora 9:00 – 21:00
– Online në: ëëë.pentagrami.al
Fizikisht: Në pikat EasyPay në gjithë Shqipërinë”,  ka shkruar ai.

Koncerti quhet “Nën yjet e Tiranës” dhe do të mbahet më 27 të këtij muaji në amfiteatrin tek liqeni./Prive.al

Artikuj të ngjashëm