Si shkon Dua me ‘vjehrrën’? Ky detaj zbulon gjithçka

By

Që prej nisjes së lidhjes së Dua Lipës me Anwar Hadid është përfolur shumë për raportin e këngëtares me familjen e Hadid.

Mediat kanë raportuar se lidhja e re nuk është miratuar nga familja e modelit, me theks të veçantë, motrat e tij, Gigi dhe Hadid të cilat siç është thënë, ‘kanë frikë se vëllai i tyre i vetëm do të lëndohet’.

Megjithatë, të paktën me ‘vjehrrën’, Dua duket që shkon për mrekulli.

Kjo është kuptuar nga postimi i fundit në foton me Miley Cyrus, të shkrepur para performancës në ‘Sunny Hill’.

Yolanda Hadid, nëna e Anwar ka komentuar me zemra, duke dëshmuar se për të dashurën e djalit ka dashuri dhe përtej asaj çfarë shkruhet, raportet janë të mrekullueshme. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm