Modelja e njohur, Zana Krasniqi është një nga fytyrat publike, që ruan me shumë xhelozi jetën e saj private.
Ajo është shkëputur nga glamuri i modelingut për t’u fokusuar e gjitha në familjen e saj. Zana ka katër fëmijë.
Rrallë herë publikon fotografi dhe video të familjes së saj, mirëpo për Ditën e Nënës ajo bëri një përjashtim.
Modelja publikoi një video ku shihen të gjithë fëmijët e saj dhe shkruan, “Nënë e engjëjve të vegjël. Ju dua vogëlushët e mi”. /Prive.al