Në programin e saj ajo trajton lloj-lloj historish.
Nga historitë e bukura deri tek ato më të rëndat trajtohen me shumë kujdes dhe gjakftohtësi nga prezantuesja Arbana Osmani e cila me sjlelljen e saj, shpesh herë determinon mënyrën se si rrjedhin situatat në studio.
Sidoqoftë, kësaj radhe, mbrëmjen që lamë pas, Arbana ka humbur gjakftohtësinë.
Historia e një djali të braktisur i cili i kërkonte babait detaje mbi nënën e tij bëri që prezantuesja të humbte qetësinë.
E gjithë kjo për shkak se babai i djalit refuzonte që t’i jipte detaje të birit mbi nënën biologjike duke insistuar se ajo nuk do që ta shohë.
Si përfundim, situata nuk mundi të zgjidhej ndonëse djali mori premtime nga babai që do ta ndihmojë ta gjejë nënën. /Prive.al