Si rrallë herë, Teuta flet për ndarjen nga Blero

By

Përderisa për koicidencë, sot Blero është kryefjalë e medias me ndarjen nga Afrona, pak për relacionin e saj me ish bashkëshortin, sot tregoi edhe aktorja Teuta Krasniqi në ‘E vërteta e fshehur e yjeve’.

Në dokumentarin e xhiruar disa ditë më parë, Teuta si rrallë herë ka komentuar edhe ndarjen me Bleron, që pavarësisht viteve zgjon akoma kërshëri tek publiku.

‘Nuk shkon edhe qaq, thjesht nuk funksionoi’ – u shpreh shkurt aktorja që këtë pjesë do ta mbaj në privatësi.

Mes tjerash, Teuta nënvizoi edhe një argument të fuqishëm. Ajo shtoi se nuk ka lënë asgjë pa provuar që kjo lidhje të vazhdoj, dhe sot ndihet mirë për këtë fakt sepse nuk i ka mbetur asgjë peng.

‘Ndihem rahat edhe nëse kqyri 100 vjet prapa, une e ndjej veten shumë rahat që si kom lon kurgjo mangut me thon që sikur te kisha provu edhe qita nashta kish funskionu. Po besoj që edhe ai e ka bo maksimumin e tij’ – përfundoi Teuta transmeton Prive.al.

Artikuj të ngjashëm