Mban një profil të ulët dhe nuk ekspozon shumë nga jeta private nëpër rrjete sociale.
Por, edhe portieri i kombëtares shqiptare Etrit Berisha nuk ka se si të mos përfshihet nga trendi kohë pas kohe.
I përmbushur shpirtërisht dhe duke shijuar një romancë të konsoliduar për tash e disa vite, ai ditën e sotme ka ndarë një imazh me personin e zemrës, Aidën.
Selfie është shkrepur nga pushimet brigjeve të Monakos dhe nga çfarë reflektojnë, çifti shkëlqejnë.
A nuk janë dyshe për t’u pasur lakmi? /Prive.al