Modelja Morena Taraku feston sot ditëlindjen e saj të 23-të.
Ky moment për të nuk ka kaluar në mënyrë të thjeshtë por siç e karakterizon Morenën, në mënyrë luksoze.
Që pasi akrepat e orës shënuan 00:00, ajo e rrethuar nga tufa të mëdha të trëndafilëve me ngjyrë të kuqe dhe shampanjë, ditëlindjen po e pret, të paktën si shihet gjithmonë në imazhe, e vetme.
Dhurata të shumta kanë arritur në adresë të Morenës e cila veten e ka cilësuar si vajzën më të lumtur në botë.
E gatshme për siç është shprehur, një start të ri, Morena duket të jetë më e përmbushur se kurrë.
Ndryshe, në mënyrë pothuajse identike modelja ka festuar edhe shifrat e ndjekësve në rrjete sociale teksa kurioziteti për të kuptuar dhuratat tjera, përtej luleve, nuk mungon mes ndjekësve në rrjete sociale. /PRIVE.AL/