Si planifikojnë t’i kalojnë Krishtlindjet Kim dhe Pete Davidson?

By

Kim Kardashian dhe Pete Davidson janë gati të kenë një ribashkim shumë të gëzuar këtë sezon festash.

Kim ka ftuar Pete në festën e krishtlindjeve që do të mbahet në shtëpinë e Kris Jenner këtë vit.

“Ajo është vërtet e emocionuar që e ka pranë dhe Kris tashmë është i fiksuar pas tij”, tha një burim i afërt me Kim për E! News. “E gjithë familja është një fanse e Pete dhe do të donte të kalonte pushimet me të”.

Burimi vazhdoi, “Kim dhe Pete kanë shumë plane të ardhshme dhe gjërat po shkojnë shumë mirë. Ajo madje ka menduar të shkojë ta mbështesë atë në Miami për Vitin e Ri. Ai i ka thënë se do të donte që ajo të ishte atje”.

Ribashkimi publik i planifikuar i Kim-it në festën e Krishtëlindjes së Kris-it me Pete, mund të çojë gjithashtu në siklet. Burimi i tha E! News se Kanye West, ish-i i Kim-it dhe babai i katër fëmijëve të tyre, është gjithashtu i ftuar në festë, duke shtuar: “Ka mundësi që ata të dy të jenë atje”.

Kim bëri kërkesë nga Kanye në shkurt. Javët e fundit ai i është lutur për ribashkim, por Kim së fundmi ka paraqitur dokumente për rastin e divorcit për të hequr mbiemrin e tij dhe për t’u bërë ligjërisht beqare. Ajo shprehet gjithashtu në dokumente: “Nuk ka asnjë mundësi për të shpëtuar martesën me këshillim apo mjete të tjera”.

Artikuj të ngjashëm