U përfol se Dukesha Kate Middleton ka injektuar botox në fytyrën e saj që të shtrijë rrudhat. E gjitha nisi nga ky postim i një kirurgu plastik e që pastaj morri dhenë!
Kate Middleton got baby botox, plastic surgeon claims https://t.co/Go8AbO9vsS pic.twitter.com/cSI8HJkOf7
— Nicholas Douglas (@Readers_Delight) July 25, 2019
Mirëpo familja mbretërore ka trajtuar këtë thashethem të fundit me shumë qetësi.
Kate Middleton iu përgjigj thashethemeve për kirurgji plastike, me anë një përfaqësuesi nga Kensington Palace.
Dukesha e Kembrixh lëshoi një deklaratë nëpërmjet një zëdhënësi që të sqarojë pretendimet e bëra nga një kirurg plastik nëpërmjet mediave sociale
Pas postimit të përmbajtjes, Kensington Palace reagoi me shpejtësi ndaj pyetjeve dhe lëshoi një deklaratë, duke mohuar se Dukesha ka injektuar Botox.
Përgjigja që u bë publike nëpërmjet New York Post, një zëdhënës për mbretërore tha se pretendimet ishin, “kategorikisht jo të vërteta.”
“Përveç kësaj, Familja Mbretërore kurrë nuk miraton aktivitete komerciale,” vazhdoi deklarata.