Kush është zëri i ‘fshehur’ i projektit të ri të Kleptos?

By

Reperi i njohur nga ‘TBA’ Klepto sonte ka publikuar projektin e ri të titulluar ‘Ti’,

Projekti me tekst të vetë Kleptos mbanë vulën e Torch Music teksa tërhoqi vëmendjen e fansave edhe për një tjetër detaj – një femër e cila është zë mbështetës në refren.

Por kush është këngëtarja e përfshirë në këtë projekt në mënyrë indirekte?

Prive.al ka arritur të mësojë se zëri në prapavijë është i Vesa Smolicës e cila i ka shtuar ritëm këngës ‘Ti’.

Kujtojmë se një strategji të tillë vendosën pak kohë më parë ta ndjekin edhe Ledri dhe Lumi me përfshirjen e Dhurata Dorës tek ‘Kiss kiss’. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm