Shpesh ajo është krahasuar me modele të kalibrit botëror siç është Gigi Hadid, për shkak të ngjashmërisë së madhe në tiparet fizike.
Modelja shqiptare, Xhesika Berberi është ndër vajzat më të bukura që kemi dhe tani për tani, ajo po ndërton karrierë në modelin në Shtetet e Bashkuara.
Si mikja më e mirë e nuses, Berberi ka qenë shoqëruesja e Afërdita Dreshajt, e cila u martua dje në Miami të SHBA-së.
Por ajo që vlen të theksohet, është se Xhesika po dukej aq bukur sa i ka bërë konkurrencë nuses me pamjen e saj prej një kukulle.
Me një grim të lehtë e diskret, me flokët biondë të rregulluara si valë deti, Berberi po dukej shumë bukur në dasmën e mikes së saj. /Prive.al