Si motra për vëllain, Beatrix ka një urim tejet të ëmbël për Albanin

By

Artisti shumë i dashur, Alban Ramosaj po feston ditëlindjen dhe ai mbushi plot 28 pranvera.

Në këtë ditë që ai pranoi shumë urime, ky i Beatrix ra në sy si një urim shumë i kujdesshëm dhe i ëmbël.

“Urime ditëlindjen zemra ime. 28 vjet më parë, Zoti më bekoi me dhuratën më të pabesueshme që kam njohur ndonjëherë. Ti, gjysma ime më e mirë ❤️ Dije se dëshirat e mia për ty janë të pafundme, secila mbart shpresë për lulëzimin e ëndrrave të tua. Çmoje çdo moment, bëj çdo rrahje zemre të vlejë! Dil, jeto, dashuro pa kushte, këndo me zemër, kërce me pasion. Por më e rëndësishmja, çfarëdo që të bësh, gjithmonë dëgjoje zemrën tënde. Kështu do ta kuptosh se po bën gjënë e duhur. Dhe mbaje mend, unë do të jem gjithmonë aty për ty. 🌹

Ti i meriton të gjitha, vëlla. Të dua më shumë sesa mund ta shprehë me fjalë. ❤️”, shkroi ajo në postimin e saj.

Shihni më poshtë postimin e saj të plotë në Instagram. /Prive.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by B E A T R I X (@beatrixramosaj)

Artikuj të ngjashëm