Enca Haxhia nuk ka të dashur megjithatë, asaj nuk i bën fort përshtypje si pati si nuk pati.
Këngëtarja e famshme shqiptare njihet si njëra ndër vajzat e shoubizit që me punën e saj, arriti shumë në muzikë dhe tani ka arritur të blejë edhe shtëpi të sajën në Tiranë krahas të tjerave.
Për Encën, si e pati një burrë në krah si jo llogarinë bankare e ka të mbushur plot.
Këngëtarja ka thumbuar paksa vajzat që duan të gjejnë një të dashur të kamur që të kenë sadopak siguri financiare krah tyre, duke publikuar një fotografi në Instagram.
“Unë, si me burrë si pa burrë”, ka shkruar Enca, duke prezantuar një fotografi ku shihet një dorë duke tërhequr para nga bankomati. /Prive.al