Si kush po i duket vetja Luanës sonte?!

By

Aventura e Luana Vjollcës në ‘Shiko kush luan’ po shkon drejt fundit.

Me një puntatë të ngelur deri në përfundim të këtij sezoni të parë, ajo që mund të thuhet lirisht është se ky emision përbën një sukses për prezantuesen.

Ndryshe prej programeve të tjera që nuk kishin jehonën e duhur shkaku i cilësisë, fashës së orarit apo detajeve tjera, kësaj rradhe, Luana ja doli të marrë vëmendje dhe shikueshmëri në prime-time të së shtunës ku gara me Ermal Mamaqin në Klan ishte shumë e fortë.

E duket se për të lënë një shijë të mirë drejt përmbylljes, prezantuesja ka rezervuar emision goxha argëtues sonte.

Genta, Bujar Qamili, Mateus Frroku, Butrint Imeri e Rosela Gjylbegu janë të ftuarit në skuadrat e dy kapitenëve Gent Hazizi dhe Edi Manushi.

E vetë Luana, vëmendje duket t’i ketë kushtuar goxha edhe vetes.

Ndryshe prej paraqitjeve në fustane ekstravagante, ajo sonte vjen në kostum e veshur në të zeza.

‘007’ – ka qenë mbishkrimi në fotografinë si për të treguar që sonte, Luanës vetja po i duket si një agjente alla-James Bond. Komplimentet për foto nuk kanë munguar. /Prive.al/

007

A post shared by Luana Vjollca (@luanavjollca) on

Artikuj të ngjashëm