‘Miku i mirë në ditë të vështirë’. Kjo shprehje mund t’i shkoj përshtati më së miri shoqërisë që Kallashi dhe këngëtarja Fjolla Morina kanë konsoliduar tash e një kohë me njëra – tjetrën.
Një gjë e tillë është vulosur së fundmi kur Fjolla në orët e para të mëngjesit pësoi me veturën e saj një aksident të rëndë komunikacioni.
Orët e para të tmerrit kanë qenë më të këqijat për nënën e Fjollës, që natën e aksidentit e ka kontaktuar menjëherë Kallashin si shoqe të së bijës për ta njoftuar lidhur me ngjarjen.
Që nga ai moment, mësohet se Donjeta e shqetësuar nuk është ndalur teksa ka kontaktuar me rend shumë miq të përbashkët gjatë kohës kur Fjolla po dërgohej tashmë drejt Shkupit për kurim të mëtutjeshëm.
Pa u menduar shumë, valltarja ka marrë vetë rrugë drejt Shkupit rreth orës 3 ku ka qëndruar për disa orë rresht për t’u siguruar se gjendja e Fjollës është jashtë rrezikut për jetë dhe çka është më e rëndësishmja, duke mbajtur konstant të informuar fansat e shqetësuar.
Forcë i është dhënë edhe anëtarëve të familjes, të traumatizuar nga ngjarja.
Me shpresë që dyshen i shohim për herë të fundit bashkë në këtë formë, urojmë që një miqësi e tillë të zgjat edhe për shumë vite në vazhdim. /Prive.al/