Në ditën e parë të 2016-tës ndërroi statusin e saj në Facebook teksa shumë u çuditën kur pas raportimit nga Prive.al u kuptua se këngëtarja Leonora Poloska ka nisur një lidhje me muzikantin Andin Randobrava.
Çifti tashmë i fejuar dhe me përplot plane për muajin e mjaltit gjatë periudhës së nxehtë duket se po ka një raport të shkëlqyeshëm edhe me familjarë.
Problemet e zakonshme me vjehrrën të përmendura gjerë e gjatë në shoqërinë shqiptare nuk vlejnë me gjasë për Leonorën e cila ka postuar një foto në rrjete sociale për të dëshmuar relacionin e saj me prindërit e Andinit.
‘Me vjehërritë më të mirë në botë’ – ka shkruar këngëtarja sipër imazhit të postuar. /PRIVE.AL