Si i befasoi sot Teuta Krasniqi shumë fytyra publike?!

By

Pak ditë më parë, ju njoftuam mbi sipërmarrjen e re të aktores Teuta Krasniqi.

Me synim kryesor promovimin e një jetesë të shëndetshme ka marrë formë kompania ‘Tuti frutti’ që ofron shportë me pemë, çokollata e verë kualitative të dekoruara me shumë shije.

E në nisje të këtij biznesi të ri, aktorja Teuta Krasniqi ka befasuar jo pak shumë fytyra publike femra me rastin e 8 Marsit duke i dërguar një pako të tillë.

Nexhmije Pagarusha, Afërdita Paqarada, Liberta Spahiu e fytyra të tjera publike ishin disa prej të përzgjedhurave për dhuratën shumë të këndëshme.

Ajo që vlen të ceket është fakti se për porosinë duhet rezervuar një ditë më herët në numrin 045 510 515.

Sa më shumë shembuj të tillë të grave të suksesshme në skenë e biznes, aq më mirë, përtej një dite simbolike ku mund të thuhen shumë fjalë por bëhen më pas pak vepra. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm