Në qershor të këtij viti, Klea Huta dhe Elgit Doda u bënë prindër për herë të parë.
Në jetë erdhi një djalë që i lanë emrin Krid, dhe të shumte ishin ndjekësit e saj që e pyesnin si arriti të rikthejë format e saj të mëhershme kaq shpejt pas lindjes.
Përgjigjen e kësaj pyetje shumë të shpeshtë që ia dha një ndjekëses në Instagram.
Klea shkruan, “Mendoj që është dhe gjentike por asgjë e jashtëzakonshme. Prej disa komplikacioneve pas lindjes, m’u desh të hiqja dorë nga buka dhe kam ngrënë vetëm supëra, lëngje të shtrydhura, gjellë pa bukë. Dhe muajin e parë hoqa 16 kg nga 19 që mora gjithsej”. /Prive.al