Billie Eilish ka befasuar me një fotografi të publikuar ditëve të fundit në Instagram.
Ajo prezantoi ngjyrën e re të flokëve, gjersa zbuloi se është bërë bionde.
Më vonë solli edhe disa imazhe të tjera me mbishkrimin, “bionde” dhe “lamtumirë ngjyrës së gjelbër”.
Fotoja me transformimin e ri theu rekord në Instagram duke marrë një milion pëlqime në vetëm gjashtë minuta, duke lënë pas rekordin e mëparshëm, një postim nga Selena Gomez në ditëlindjen e saj të 26-të në vitin 2018.
Tani, me më shumë se 16 milionë pëlqime deri më tani, fotografia e Eilish tashmë është futur në dhjetë postimet më të pëlqyera në Insta të të gjitha kohërave.