Ditët e para të këtij viti nisën me një debat që morri përmasa nacionale duke u diskutuar në secilën pore të shoqërisë.
Skeçi ‘Plani strategjik’ nga Stupcat ku portetizohej ndarja e kryeqytetit në zona nga disa që gjoja luftuan gjatë luftës u përkrah nga shumëkush por pati edhe të tillë që u ofenduan.
Vetë grupi pas furisë mediatike doli me një deklaratë ku fuqishëm nënvizoi faktin se nuk mund të futen në një thes heronjtë dhe hajnat.
Tash kur situata është ‘qetësuar’, Osmani nga Stupcat ka postuar një foto nga shesh xhirimi dhe diskutimit të zhvilluar i ka dhënë një epitet të veçantë.
‘Gjatë diskutimit të një çështjeje delikate’ – ka shkruar ai si me shaka në imazhin e postuar. /Prive.al/