Blero ishte protagonisti i mbrëmshëm i rubrikës VIDEOSELFIE në NIN, ku fytyrat publike tregojnë përditshmërinë e tyre përmes një videoje.
Këngëtari ditën e tij e nisi në studio duke punuar në projekte të reja. Më pas, ai bashkë me vajzën Tarën kaloi kohë në qendra tregtare ku bukuroshja argëtohej në lojërat për fëmijë pikërisht me rastin e Halloween.
Blero tregoi se këtë veprim e bën pothuajse në baza ditore. Fundi i një 24 orëshi të këngëtarit e dërgon atë përsëri tek studiot ku i përvishet punës në realizimin e këngëve për vete dhe artistët që i besojnë punës së tij. Më poshtë mund të ndiqni videon e plotë të xhiruar nga vetë Blero. /Prive.al/