E njohim si “bilbilin e këngës popullore” , veçohet për sharmin dhe bukurinë e cila i ka rezistuar mjaft mirë kohës. Kështu me kalimin e viteve, si në moshë si në karrierën e saj, aktiviteti në skenën muzikore sa vjen e shtohet.
Jemi mësuar ta shohim në bashkëpunime të ndryshme si me këngëtarë të muzikës popullore ashtu edhe me të tjerë kolegë të saj. Më befasuesi ishte ai me reperin Gold Ag i cili u prit mjaft mirë nga publiku.
Ajo me të cilat nuk është se jemi mësuar aq është të qenurit mjaft aktive në llogarinë e saj në Instagram, kështu këngëtarja e shumë viteve në skenë nëpërmes tij na ka njoftuar që videoklipi i këngës së re që mban vulën e EMF Creative është tashmë gati dhe pritet të lançohet.
Deri atëherë mbetemi me imazhet e fundit nga këngëtarja gjatë dhe pas xhirimeve./PRIVE.AL/