Janë një çift i cili tërë vëmendjen e publikut e ka kthyer kah vetja me veprimtarinë e tyre muzikore, por edhe me përfshirjen në një veprimtari të dyshimtë në Zvicër dhe me përballjen me akuzat për zhvatje parash nga një çift zviceran.
Kjo u mendua të jetë arsye që Loredana e Mozzik t’i anulojnë koncertet në Kosovë e Diasporë, megjithatë kështu nuk qëndron e vërteta.
Çifti siç merr vesh Prive, janë tejet të angazhuar me koncerte këtë verë, me Loredanën e cila ka edhe nga dy rezervime brenda një nate.
Madje, dyshja e kanë dhënë lajmin se vitin që vjen, gjatë muajit mars, do të mbajnë një turne gjigant nëpër disa qytete të Europës.
Turneu i tyre është titulluar sikurse kënga e tyre e parë, “Bonnie & Clyde”, ndërsa biletat tashmë janë në shitje.
Përndryshe, dy ditë më parë, që të dy lansuan nga një projekt solo. Loredana publikoi këngën “Jetzt rufst du an”, ndërsa Mozzik atë “Pinocchio”. /Prive.al