Shumë shpejt, Ledri me një videoklip tejet të veçantë

By

Këtë fillim viti, suspanca ka qenë specialiteti i reperit.

Filloi me fshirjen e të gjitha postimeve të tij prej llogarisë në Instagram, duke lënë një foto të vetme të publikuar më 25 dhjetor 2019, për të filluar me postime kritike.

Inserte të shkurta të përmbanin vargjet e asaj që do të jetë kënga e re e reperit.

Prive mëson se publikimi është shumë afër – në ditët e shkurtit dhe se videoklipi do te jetë shumë ndryshe nga se jemi mësuar të shohim jo vetëm Ledrin por në përgjithësi.

Videoklipi ka tre muaj që është në produksion për të cilin është përkujdesur Elena Kelmendi. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm