Dietat nuk kanë të bëjnë vetëm me humbjen e peshës dhe të dukeni mirë. Të ndihesh mirë është po aq, nëse jo më shumë, e rëndësishme sesa ajo që po ndodh jashtë.
Përfshirja e një grupi ushqimesh që ndihmojnë me ankthin në dietën tuaj të përditshme është mënyra më e mirë për të mbrojtur shëndetin tuaj mendor, si dhe mirëqenien tuaj fizike. Këto ushqime krijojnë një dietë kundër ankthit të përshtatur sipas shijeve tuaja, në mënyrë që të ndiheni të mrekullueshëm.
Ankthi është një problem i zakonshëm, por efektet e tij dobësuese mund ta bëjnë atë të ndihet i izoluar dhe si një barrë që ju lihet ta mbani vetëm. I karakterizuar nga shqetësimi, nervozizmi dhe mendimi i tepërt, ankthi merr shumë forma dhe prek njerëzit në mënyra të ndryshme.
Ndërsa disa njerëz mund të kenë nevojë për mjekim për të trajtuar ankthin e tyre, ka disa strategji të tjera që lehtësojnë, menaxhojnë dhe parandalojnë ndjenjat e ankthit.
Ushtrimi, terapia dhe frymëmarrja e thellë janë vetëm disa nga gjërat që mund të bëni për të ndihmuar në përballimin e ankthit. Por shpesh, këto praktika plotësohen më së miri me një dietë të shëndetshme për të korrur përfitimet e plota të një stili jetese kundër ankthit.
Ushqimët që duhet t’i shotni në dietën tuaj për të zvogëluar ankthin:
- Fasule soje
- Peshku i yndyrshëm
- Fara kungulli
- arra braziliane
- Tërshëra
- Vezët
- Avokado
- Çokollate e zezë
- Manaferrat
- Farat Chia
- Shafran i Indisë
- Turshitë
- Kos
- Kamomili
- Çaji jeshil
- Zarzavate me gjethe
- Fasule dhe bishtajore
- Ëmbëlsues natyral
Cilat ushqime shkaktojnë ankthin?
Për të menaxhuar ankthin, është e rëndësishme të shmangni ushqimet që shkaktojnë ankth. Kjo përfshin ushqime të përpunuara, si dhe ushqime të pasura me karbohidrate të rafinuara dhe ushqime me sheqer të fshehur ose të përpunuar.
Ushqimet duke përfshirë bukën që përmbajnë miell të bardhë shumë të përpunuar, ushqimet e skuqura si donutët ose shkopinjtë e mocarelës, shumica e ushqimeve të gatshme dhe ushqimet e shpejta janë ndoshta më të mira për t’u shmangur.
Nëse keni ankth dhe depresion, disa pije që përmbajnë sheqer ose kafeinë – si pijet e gazuara, alkooli dhe kafeja – mund të rrisin gjithashtu nivelet e hormoneve të stresit, të çojnë në cilësi të dobët të gjumit dhe të bëjnë që nivelet e glukozës në gjak të ulen. /Prive.al