Javë më parë Arta Bajrami zbuloi për herë të parë se dy fëmijët e saj, djali dhe vajza, janë diagnostikuar me spektrin autik.
Lajmi bëri bujë fuqishëm dhe bashkë me jehonën e shpërndarjes, këngëtarja mori edhe përkrahje si asnjëherë më parë, mbase.
Kësisoj, Arta duket se po pranon fluks të madh mesazhesh nga ndjekësit e saj që po kalojnë sfida të ngjashme me fëmijët e tyre.
E një prej tyre këngëtarja e publikoi përmes një storie në llogarinë e Instagramit, karshi tij ajo shkroi – “Jaa kso dit kam këso mesazhe me qindra më shkruajnë. Forca prindër të dashur bashkë jemi, e shteti po flen”.
Artistja është ankuar në një sërë intervistash mbi qeverisjen e vendit, duke thënë se “nuk po bëjnë asgjë për t’i ndihmuar personat me autizëm”.