Lady Gaga shtatzënë? Kjo fotografi nxit dyshime!

By

Ikona e muzikës pop Lady Gaga me paraqitjen e fundit në dasmën e motrës së saj ka ndezur thashethemet se mund të jetë shtatzënë.

Ajo u pa me një bark goxha të fryrë, çka bëri që fansat të spekulojnë se mund të jetë në pritje të ëmbël.

Në të shkuarën ajo pati shprehur dëshirën për të pasur një familje të madhe me shumë fëmijë – “të paktën tre”, pati thënë Gaga në vitin 2023.

Megjithatë, Gaga dhe partneri i saj Michael Polansky, nuk e kanë konfirmuar akoma lajmin, për t’ua bërë me dije fansave.

 

Artikuj të ngjashëm