Shqiptaret që gjetën dashurinë e tyre jashtë kufijve (VIDEO)

By

Për protagonistët e stories së përgatitur vite më parë nga emisioni Prive duket që më së shumëti vlenë thënia “Dashuria nuk njeh kufi”

Janë ata të cilët dashurinë e tyre nuk arritën ta gjenin në vendin e tyre,ata që nuk u treguan as racist e as paragjykues, madje krijuan edhe lidhjet e tyre qofshin ato afatshkurtëra qofshin të kurorëzuara me martesë.

Linda Halimi, Emina Çunmulaj, Elsa Lila, Eliza Dushku, Soni Malaj, Anjeza Shahini, Mise Beqiri dhe Zhaku janë vetëm disa nga emrat e vajzave të famshme të cilat gjetën dashurinë e tyre tek partnerët e huaj.

Soni Malaj– dashurinë e nisi me partnerin e saj në spektaklin “Dancing ëith the stars” Mirko Luccareli me të cilin kanë vajzën me emrin Ana.  Çifti tashmë të ndarë ishin mjaft të lumtur deri sa ishte karriera e tyre ajo që i shtyu drejt divorcit. Soni dëshironte me çdo kusht të vazhdonte karrierën e saj në Shqipëri derisa Mirko insistonte për të jetuar në Romë.
Edhe pse të ndarë çiftin i bashkon vajza e tyre Ana për të cilën janë mjaft të përkushtuar.

Linda Halimi– ngjashëm kishte filluar marrëdhenie pune me reperin Big D, mirëpo sekreti po zbulohej dalëngadalë. Vite më parë ata kurorëzuan lidhjen e tyre me martesë derisa të dy u shperngulën në Amerikë për të jetuar dhe kështu për të zhvilluar karrierën e tyre me hapa mjaft të sukseshëm.

Anjeza Shahini
ishte shumë e rezervuar sa i përket jetës së saj personale, madje as që përfolej për ndonjë lidhje të saj.  Rastësisht u zbulua që Anjeza qëndronte vite më parë përkrah diplomatit anglez Pol i cili ishte me mision në Tiranë. Çifti kurorëzuan lidhjen e tyre shumë vjeçare me një ceremoni sekrete të martesës në Toskana të Italisë.

Emina Çunmulaj pas dështimit të fejesës me djalin nga Malësia, dashurinë e saj e gjeti tek miliarderi Sam Nazarian. Çifti nga martesa e tyre kanë një vajzë të vogël me emrin Ella Faria.
Emina nuk heziton në asnjë moment të tregojë se sa e lumtur është pranë bashkëshortit të saj ani pse me origjinë të huaj.

Enida Gjata apo Zhaku- një tip mjaft kontrovers për të gjetur gjysmën e saj tek një shqiptar. Kështu edhe pritej, shpirti binjak i saj u bë muzikanti nga Gjermania i quajtur Kristian.

Elsa Lila- përveq famës që fitoi në Itali gjeti edhe dashurinë e saj Alessandro me të cilin solli në jetë vajzën Evita. Tash që vajza është rritur mjaftueshëm, Elsa ka filluar aktivitetin e saj muzikor të cilin e kishte ndërprerë për tu përkushtuar sa më shumë si nënë.

Eliza Dushku– dashurinë e saj e kishte gjetur tek basketbollisti Rick Fox, që nga viti 2009. Mirëpo është vetë aktorja ajo që kishte konfirmuar ndarjen e tyre.
““Rick është një djalë nga L.A., ndërsa unë jam një vajzë nga Bostoni… Më shumë preferoj të kem fizikisht ftohtë këtu, sesa emocionalisht në L.A. Më ka munguar qyteti im dhe familja ime”, pati deklaruar për ndarjen Dushku në The Boston Globe.

Këto dhe shumë të tjera femra shqiptare janë shembull i asaj që dashuria mund të gjendet edhe tek partnerët e kombësisë tjetër, qoftë ajo afatshkurtër apo dashuri e përjetshme/PRIVE.AL/

 

Artikuj të ngjashëm