Thonë se dashuria nuk njeh kufi, e këtë e vërtetojmë më së miri në rastin kur një femër hyn në lidhje apo edhe martohet me një shtetas të huaj.
Një trendi të këtillë nuk i kanë ikur as femrat shqiptare të cilat kanë bërë këso zgjedhjesh.
Ndër to si lidhje më të njohur mes një shqiptareje e një personi jo shqiptarë kemi atë të modeles Emina Çunmulaj me miliarderin hebrej Sam Nazarian e ku e kurorëzuan edhe me martesë.
Së fundmi si fryt të dashurisë së tyre kanë edhe një vajzë të cilën e kanë pagëzuar me emrin Ella Faria.
Njejt ka vepruar edhe këngëtarja Dafina Zeqiri e cila tash e një kohë është në një lidhje me Josen i cili vjen nga Republika Domenikane, ata së fundmi janë parë në New York teksa artistja po punon në disa projekte.
Së fundmi edhe modelja e njohur Angela Martini është në një lidhje me milionerin nga Rumania, Dragos Savulescu. Çifti duket se po kalojnë momentet më të lumtura së bashku teksa jo rrallë herë ata zgjedhin rrjetet sociale për të ndarë pjesë nga udhëtimet e tyre.
Numri i këtyre lidhjeve është mjaft i madh e duket se vetëm po shkojnë në rritje teksa po i cekim edhe disa artiste tjera shqiptare që po e praktikojnë këtë metodë ndërsa në këtë grup bëjnë pjesë : Linda Halimi, Eliza Dushku, Anjeza Shahini, Elsa Lila, etj.
Për më tepër mund të kuptni në videon e mëposhtme.