eriali i parë i “Bridgerton” ishte jashtëzakonisht i suksesshëm, duke u fokusuar në historinë e dashurisë së Daphne Bridgerton (luajtur nga Phoebe Dynevor) dhe Duka i Hastings (Page). Ai u shikua nga 82 milionë familje në muajin e parë të publikimit.
Ndëkaq, sezoni i dytë që tani mund ta ndiqni në Netflix, ka të bëjë me marrëdhënien midis Viscount Anthony Bridgerton (Jonathan Bailey) dhe trashëgimtares Kate Sharma (Simone Ashley).
Seriali është vendosur vitët 1800 dhe përkon me Epokën e Regjencës. Gjatë episodit të parë të sezonit të dytë, përmendet edhe Shqipëria.
Anëtari më i ri i familjes Bridgerton, Colin përmendet se ka shtuar edhe Shqipërinë në itinerarin e tij të udhëtimeve në të gjithë botën. /Prive.al