‘I’m alive’ po gjallëron gjithë Europën. Kënga përfaqësusese e Shqipërisë në Eurovision po vazhdon të korr mjaft suksese.
Përderisa pritet që në fund të majit të kuptojmë fituesen e këtij viti, sondazhet po i paraprijnë kësaj pune.
Në dy sondazhe dedikuar 100% festivalit Europian fituese e nxjerrin Elhaida Danin dhe këngën ‘I’m alive’.
Para disa dite televizionin publik gjerman ka hapur votimin online për garën europiane të muzikës ku Shqipëria kryeson bindshëm me 27% duke lënë pas me nga 7% Belgjikën dhe Gjermaninë.
Ndërsa në blogun ‘WiwiBlog’ që vitin e kaluar ka zgjedhur fitues Austrinë, këtë herë lexuesit e saj kanë zgjedhur Shqipërinë.
Elhaida Dani në këtë faqe radhitet e para me 19.61% të votuesve.
Përpos në sondazhe ‘I’m alive’ është duke u dëgjuar shumë në gjithë Europën aktualisht është në pozitën e dytë për shikime në YouTube.
‘I’m alive’ gjatë këtyre ditëve do ta dëgjojmë edhe në shqip. Versioni në gjuhën tonë është titulluar “Në jetë”.
E pas këtij version do pasoj ai në gjuhën italiane për adhuruesit e muzikës së Danit në Itali.