Shpërtheu befas në skenë: Kush është Tayna e hitit “Columbiana”?

By

Ajo nuk ishte aspak një emër i njohur për kosovarët. Ndonëse ka punuar “underground” gjatë tërë kohës, këngëtarja e re shpërtheu befas në skenën muzikore shqiptare.

Është fjala për reperen Tayna, që vetëm dy javë më parë lansoi në bashkëpunim me Don Phenom këngën “Columbiana”, e vetëm në kaq pak kohë ka arritur të marrë mbi 6 milionë klikime në Youtube.

Por kush është Tayna e nga erdhi ajo?

E ftuar në Nd’rrimin e Natës me Alaudin Hamitin të martën në Klan Kosova, reperja ka treguar se emri i vërtetë i saj është Doruntina Shabani e nofka “Tyna”, ka ardhur nga shkurtesa Tina.

Ajo ka rrëfyer se si ka nisur gjithçka në muzikë e po ashtu, edhe e dëshmon se është shumë e zonja të bëjë rap “freestyle”, një zhanër muzikor që më parë femrat këngëtare, nuk e kanë praktikuar.

Ndiqeni të plotë intervistën e këngëtares së re:

Artikuj të ngjashëm