Shpërthen Bebe Rexha: Mjaft më kritikuat për peshën, më pëlqejnë të pasmet e mëdha

By

Ajo është ndër vajzat e famshme që hyjnë në kategorinë e atyre që quhen “curvy” në gjuhën angleze.

Dhe siç duket, Bebe Rexha ka marrë aq shumë kritika për peshën e trupit të saj, as ka vendosur që të dalë e të flasë haptazi rreth kësaj pune.

Këngëtarja ka shkruar në profilin e saj në Instagram një mesazh, për të gjithë ata që nuk e durojnë dot faktin që ajo ka të pasme të bëshme!

“Më falni por mu desh ta bëja”, shkruan ajo në një fotografi ku ekspozon të pasmet. “Po kam shtuar peshë, sepse jam njeri dhe më pëlqen të ha. Dhe kur ha karbohidrate prapanica ime bëhet e madhe. Dhe e dini çfarë? E dua bythën time të madhe!!!! Jo çdo këngëtare do të jetë e masës 0, e dobët dhe me pamje prej modeleje. Nëse kjo është ajo që doni nga unë, s’keni për ta marrë. Jam lodhur nga njerëzit që flasin për peshën time”, ka shkruar Rexha në Instagram. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm