Shpërthejnë akuzat për homoseksualizëm mes kosovarëve të ‘Big Brother’

By

Lajmi se fituesi i Big Brother 8, Vesel Kurtishaj do të aderoj në PDK që u kumtua paraprakisht përmes një komunikate për media shkaktoi një furtunë në rrjete sociale.

Me tone tallëse për gjoja aderimin e ‘madh’ në parti shumë fytyra publike e menduan ndonjë status për këtë zhvillim.

Në mesin e tyre edhe Berat Buzhala nga Gazeta Express. Por, përtej statusit të Beratit, një koment i lënë nga Kika ka tërhequr vëmendjen.

Personazhi kontravers nga Peja e ka akuzuar fituesin nga Prizreni se çon përpara agjendën LGBT dhe kjo është arsyeja e aderimit në Partinë Demokratike të Kosovës.

‘Eka gjet veten Vesel Kurtishaj aty se duhet dikush i fuqishem te perfaqesoj komunitetin LGBT brenda PDK-es dhe Veseli eshte personi adekuat’ – është shprehur Kreshniku.

Ndryshe, ky i fundit njihet për natyrën kontraverse të prononcimeve dhe deklaratave teksa për shkak të natyrës së tij ishte aluduar se është vetë homoseksual. Aventurën në Big Brother e përmbylli kur përdori sjellje të dhunshme ndaj banores tjetër, Albës, që rezultoi me vendimin e ‘Vëllait të madh” që ta largoj atë nga reality shou. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm